Efektiviteti i aplikimit të veprave penale të abuzimit me buxhetin e shtetit në raport me dëmin që shkaktohet (2024) - Arbesa Kurti
Mirëfunksionimi i shtetit të së drejtës kërkon që paratë publike të përdoren për të mirën e interesit publik, për zhvillimin ekonomik, social, politik, kulturor të vendit. Ndërmarrja e nismave ligjore ndër vite për rregullimin e funksionimit të aparatit shtetëror, ka pasur në fokus edhe mënyrën e mirëmenaxhimit të buxhetit shtetëror nga organet e qeverisjes qendrore dhe vendore.