Thirrje për Artikuj Juridikë në Revistën Juridike Shqiptare

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ka kënaqësinë të ndaj me ju tre thirrje për publikime (hulumtime dhe artikuj) në kuadër të projektit Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE, që po zbatohet nga EMA me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian – IPA Civil Society Facility 2021, dhe në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Lirinë e Informacionit (CTFI).
  1. Thirrja për Hulumtime/Studime Politikash - lexo më shumë në: www.em-al.org 
  2. Thirrja për Artikuj juridikë në Revistën Juridike Shqiptare
  3. Thirrja për Artikuj në EuroSpeak - lexo më shumë në: www.eurospeak.al 
Tematikat:Tematikat për të tre thirrjet janë çështjet që bëjnë pjesë në Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe Kapitullin 24 (Drejtësia, Liria, Siguria) në kuadër të procesit të negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Fushat orientuese, por jo ezauruese në të cilat mund të përqendrohet publikimi (në një ose disa prej tyre) janë si më poshtë:
  • Gjyqësori në Shqipëri dhe/ose Reforma në Drejtësi
  • Lufta kundër korrupsionit
  • Mbrojtja e të drejtave të njeriut (me fokus një ose disa nga grupet vulnerabël)
  • Liria e shprehjes dhe media
  • Administrata publike dhe mirëqeverisja
  • Lufta kundër krimit të organizuar
  • Lufta kundër krimit kibernetik dhe/ose terrorizmit
  • Migracioni dhe azili
  • Politika e vizave dhe zona Shengen
Kriteret për Aplikantët:
- të kenë mbaruar studimet universitare/pasuniversitare në fusha si: Drejtësia, Shkenca Sociale dhe Ekonomike, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Komunikimi, e të tjera fusha të ngjashme.
- të kenë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në institucione/organizata/media puna e të cilave përputhet me një nga tematikat e thirrjes
- të kenë njohuri dhe të jenë të angazhuar/interesuar për fushat që përfshihen në Kapitullin 23 & 24            
- vëmendje të veçantë do tu jepet dhe profesionistëve të rinj të cilët do të dërgojnë propozime cilësore.
 
Për të gjitha publikimet që do të përzgjidhen dhe do të botohen do të ofrohet një shpërblim monetar për autorët.
Ju ftojmë të dërgoni propozimet tuaja brenda datës 11 qershor 2023 në adresën e e-mailit: [email protected]
*Do ju luteshim që në subjektin e e-mailit të specifikonit për cilën nga tre thirrjet është aplikimi juaj.
 
Thirrje për Artikuj Juridikë në Revistën Juridike Shqiptare (ISSN shqip – 2523-1774  dhe ISSN anglisht - 2523-1766)   
Revista Juridike Shqiptare është një revistë e Lëvizjes Europiane në Shqipëri krijuar në 2017 vetëm në formatin online, e cila synon që nëpërmjet artikujve analitikë ligjorë dhe temave që mbulon të zhvillojë doktrinën ligjore në Shqipëri duke ofruar analizë të detajuar mbi kuadrin ligjor dhe institucional shqiptar, duke identifikuar mangësitë dhe duke ofruar hapësirë për debat ligjor mbi këto çështje.   
Ju ftojmë të dërgoni propozimin tuaj duke dërguar këto dokumente:
- Abstrakt (100 – 300 fjalë) ku të specifikohet qartë tema dhe objektivi(at) e synuar të artikullit, kuadri teorik, si dhe çështjet që do të trajtohen (skema e artikullit).
- CV e autorit(es) apo bashkëautorëve
- Një publikim i mëparshëm do të konsiderohet vlerë e shtuar për vlerësimin e aplikimit
 
Të gjithë aplikantët do të kontaktohen me e-mail për mbarëvajtjen e vlerësimit të aplikimeve.
Për abstraktet e përzgjedhur, autorët do të njoftohen për afatet për realizimin e artikullit përfundimtar.
 
Udhëzime për përgatitjen dhe dërgimin e artikujve:
- Artikulli juridik duhet të jetë vepër origjinale e autorit(ëve) dhe duhet të ndjekë të gjithë rregullat e shkrimit akademik për  vendosjen dhe referimin e burimeve dhe bibliografisë (citimi i burimeve sipas formatit APA).
- Artikulli duhet të jetë 4-8 faqe, A4, me formatin standard (Times New Roman 12, single space)
- Pranohen artikuj në njërën nga gjuhët (shqip ose anglisht), por kërkohet që të respektohen rregullat standarde të drejtshkrimit.
- Artikulli nuk duhet të jetë publikuar më parë në shtyp apo në mënyrë elektronike
Më shumë për udhëzimet për dërgimin e artikujve të plotë ju ftojmë të lexoni Guidën e Autorit

 

 

Partnere e sponsore