Autorët

Ndriçim Halilaj
Renis Meta

Renis Meta është pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe profesionist në fushën e politikave sociale, të drejtave të njeriut dhe qeverisjes. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Punë Sociale dhe Master i Shkencave në Administrimin e Shërbimeve Sociale në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar me rezultate të shkëlqyera, duke u vlerësuar me Medalje Ari për arritje akademike.Ai ka punuar në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si dhe në organizata të shoqërisë civile si analist politikash dhe ekspert monitorimi dhe vlerësimi. Meta është autor i disa analizave dhe studimeve mbi çështje që lidhen me të rinjtë, migracionin, barazinë gjinore dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ai është gjithashtu pjesë e OSCE Pool of Young Experts dhe ka qenë i angazhuar në disa iniciativa ndërkombëtare për të rinjtë dhe demokracinë.

Vilson Blloshmi

Vilson Blloshmi holds a Bachelor’s degree in Political Science from the Faculty of Social Sciences and a Master’s in Public Administration from the Faculty of Economy. He is currently a Project Coordinator & Researcher at the Albanian Institute for International Studies, where he focuses on governance, regional cooperation, and policy research. Previously, he worked at Institute for Democracy and Mediation and the Ministry of Interior – Agency for Support of Local Self-Governance, gaining experience in local governance and institutional development. His research interests include anticorruption, integrity, elections, energy governance, democratisation, and the role of local governments in sustainable development.

Haxhire Vezi

Haxhire Vezi është diplomuar në Universitetin e Tiranës (2019) dhe zotëron diplomë Master të Shkencave në të Drejtë Penale (2021) nga i njëjti universitet. Me më shumë se 5 vjet praktikim të ligjit shqiptar dhe ekspertizë të konsiderueshme edhe në arenën ndërkombëtare, ka qenë në gjendje të mbështes disa entitete kombëtare dhe ndërkombëtare në çështje të ndryshme ligjore. Gjithashtu në vitin 2019 është certifikuar në fushën e anti-korrupsionit dhe pastrimit të parave me ndjekjen e një kursi 3 mujor (online) nën drejtimin e Washington and Lee University (SHBA) dhe Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës. Që nga 2019 punon si konsulente ligjore në fusha të ndryshme ligjore, Compliance, çështjet e të dhënave personale aspektet që lidhen me teknologjinë me fokus sigurinë e informacionit dhe së fundmi edhe me çështjet mjedisore. Më tej, ka kontribuar në projekte të shoqërisë civile në reduktimin e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë dhe ka si fokus ndër të tjera edhe studimin e legjislacionit europian, përafrimin me atë shqiptar - EU acquis dhe aspekte të tjera të lidhura me të.

 

 

Partnere e sponsore