Shtyllat e Revistës Juridike Shqiptare

Artikuj me fokus analizën e ligjeve shqiptare/ aspekteve të caktuara të ligjeve me impakt mbi qytetarët; profesionistët; bizneset; administratën publike; studentët; etj. Analizohet legjislacioni nga fusha të ndryshme: p.sh bujqësia; energjia; ndihma sociale; mjedisi; etj. RJSH ka si synim që të botojë në çdo numër, një artikull analitik të ndryshimeve ligjore, që kanë impakt në publik dhe janë objekt i debateve të aktualitetit shqiptar.

Artikuj me fokus analizën e procedurave administrative apo gjyqësore me të cilat ndeshen qytetarët dhe profesionistët ligjor. Kjo pjesë e RJSH është teknike-juridike por ka edhe si qëllim të japë informacion në lidhje me praktika të ndryshme pranë gjykatave; agjencive shtetërore; administratës publike etj.

Artikuj që kanë të bëjnë me analizën e legjislacionit apo të praktikave shtetërore të cilat prekin të drejtat e njeriut. Për shkak të rëndësisë së të drejtave të njeriut është vendosur që kjo temë të trajtohet si një Shtyllë e veçantë e RJSH (jo tek Shtylla 1). Vlerë e shtuar e artikujve është vlerësimi nëse praktikat shqiptare janë në përputhje me Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ku Shqipëria është pjesë, veçanërisht me KEDNJ.

Artikuj me fokus integrimin Europian të Shqipërisë dhe aspekte të veçanta të tij. Kjo pjese e RJSH do të trajtoj gjithashtu edhe zhvillimet e fundit në BE të cilat janë me interes për Shqipërinë për impaktin që mund të kenë në procesin e integrimit europian të saj (gjatë negociatave) si dhe në të ardhmen, kur Shqipëria të jetë bërë anëtare e BE-së.

 

 

Partnere e sponsore