Legjislacioni Shqiptar

Artikuj me fokus analizën e ligjeve shqiptare/ aspekteve të caktuara të ligjeve me impakt mbi qytetarët; profesionistët; bizneset; administratën publike; studentët; etj. Analizohet legjislacioni nga fusha të ndryshme: p.sh bujqësia; energjia; ndihma sociale; mjedisi; etj. RJSH ka si synim që të botojë në çdo numër, një artikull analitik të ndryshimeve ligjore, që kanë impakt në publik dhe janë objekt i debateve të aktualitetit shqiptar.

Pakti për Universitetin dhe Ligji për Arsimin e Lartë

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Për shkak të protestave të studentëve është hapur një debat i gjerë publik në lidhje me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Si rrjedhojë e këtyre protestave qeveria shqiptare miratoi “Paktin për Universitetin” të përbërë nga disa akte nën-ligjore.

Artikulli i plotë: 

Rëndësia e Rregullimit dhe Zbatimit të Transparencës Financiare të Partive Politike në Shqipëri

Co-Authors: 
Mandrit Kamolli
Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Partitë politike konsiderohen si guri i themelit të demokracisë,  duke ndihmuar  në garantimin e ekzistencës të një qytetarie të mirë-informuar dhe të angazhuar. Financimi publik dhe privat është thelbësor që partitë politike të mbijetojnë, të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe të kryejnë funksionet e tyre demokratike, si gjatë fushatave zgjedhore ashtu edhe ndërmjet tyre.

Artikulli i plotë: 

Veprimtaria financiare e partive politike dhe subjekteve zgjedhore, sipas legjislacionit shqiptar

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Artikulli ka për qëllim të qenurit një hyrje në gjendjen e kuadrit ligjor dhe të zbatueshmërisë së ligjit përsa i përket veprimtarisë financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore në Shqipëri. Për këtë arsye, i ndarë në 8 paragrafe, artikulli përpiqet të informojë mbi mekanizmat e rregullimit të veprimtarisë financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore.

Artikulli i plotë: 

E drejta e traktateve dhe zbatimi i saj në Shqipëri

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky shkrim trajton të drejtën e traktateve dhe zhvillimet e saj në Shqipëri dhe përkatësisht në Paragrafin II, shpjegon konceptin e të drejtës së traktateve si degë e së drejtës ndërkombëtare publike që rregullon procesin e hartimit, hyrjes në fuqi, bërjes së detyrueshme, aplikimit, interpretimit, pushimit të fuqisë së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të gjithë elementëve të tjerë që lidhen me statusin e tyre.

Artikulli i plotë: 

Kriza e Parlamentarizmit dhe disa reflektime mbi Kushtetuetshmërinë e Ligjit Zgjedhor Shqiptar

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Shteti i së drejtës lidhet ngushtë me efektivitetin që ka e ashtuquajtura ndarje e pushteteve. Në funksion të ndarjes së pushteteve është parë e nevojshme, ashtu siç sugjerojnë shumë zëra, një reformë e gjerë institucionale, e cila duhet të fillojë që nga ndryshimi i Kushtetutës.

Artikulli i plotë: 

Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Mbrojtja e konsumatorit në Shqipëri është një koncept relativisht i ri. Shoqata e parë për mbrojtjen e konsumatorit u themelua që në 15 Mars 1990, në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së konsumatorit, në një periudhë që përkonte me fillimin e ndryshimeve të sistemit politik në Shqipëri, por përpara se të institucionalizoheshin politikat e mbrojtjes së konsumatorit.

Artikulli i plotë: 

Zhvillimi i legjislacionit dhe politikave te importit te mbetjeve te parrezikshme në Shqipëri

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky shkrim  trajton një temë e cila është debatuar shumë në arenën shqiptare në vitet e fundit: atë të importit të mbetjeve jo të rrezikshme. Kohët e fundit ajo u rikthye në vëmendjen e opinionit publik për shkak të ndryshimeve të mëtejshme ligjore dhe ngriti të njëjtën frikë të vjetër shqiptare në lidhje me çështjen e importit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Artikulli i plotë: 
Subscribe to RSS - Legjislacioni Shqiptar

 

 

Partnere e sponsore