Si mediat e BE-së raportojnë dhe transmetojnë procesin e negociatave të anëtarësimit në BE

Më 28 korrik 2020 u organizua një diskutim publik online me më shumë se 50 pjesëmarrës, i fokusuar në mënyrën se si media e BE raporton dhe transmeton procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe më konkretisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Gjatë këtij webinari, përfaqësuesi nga Universiteti i Nju Jorkut Tiranë, PhD Denard Veshi, si koordinator i projektit “Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor” prezantoi shkurtimisht qëllimin e projektit që është krijimi i një qendre ekselence të fokusuar në integrimin në çështjet e BE. 
Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA-s u shpreh se këto aktivitete janë thelbësore për të ofruar një hapësirë ​​debati dhe diskutimi për pjesëmarrësit e ndryshëm në mënyrë që ata të shkëmbejnë ide dhe të ofrojnë rekomandime për sfidat dhe çështjet me të cilat përballet vendi ynë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Qëllimi i aktivitetit ishte mbledhja e përfaqësuesve nga universitetet – publike dhe private, studentë dhe pedagogë, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe institucione publike për të biseduar dhe debatuar për çështjet më të spikatura që lidhen me procesin e integrimit të vendit në BE.
Folësja kryesore e aktivitetit ishte Alexandra Voudouri, eksperte greke e medias, e cila analizoi rolin e medias në raportimin e procesit të zgjerimit të BE-së dhe sesi ajo ndikon në opinionet dhe qëndrimet e qytetarëve të BE-së ndaj këtij procesi dhe ndaj vendeve të përfshira.
Diskutimi mes ekspertëve dhe pjesëmarrësve u fokusua në atë se si situata e re e pandemisë COVID ndikon në aksesin në media, cilat janë politikat e BE-së në këtë çështje dhe si media mund të përdoret si mjet për lobim për anëtarësimin e BB në BE dhe cila është roli i aktorëve të tjerë, duke përfshirë të rinjtë dhe studentët për të ndryshuar perceptimin disi negativ që qytetarët e BE-së kanë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

 

Partnere e sponsore