Leksion me studentë të Universitetit të Tiranës

Në 23.10.2020 PhD Donald Veshi, si perfaqësues i UNYT, zhvilloi një leksion të hapur për studentët e Universitetit të Tiranës. Ndër të tjera, PhD Veshi foli për vlerat e BE duke u fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve. U analizuan në detaje të drejtat e azilkërkuesve sipas legjislacionit Shqiptar dhe atij të BE. PhD Veshi prezantoi indikatorët e ndryshëm që ndikojnë në marrjen e vendimit nga refugjatët për tu kthyer në refugjatë, në migrantë ekonomik ose migrantë të paligjshëm. Për më tepër, PhD Veshi prezantoi kërkimin e tij në ligjin mjekësor nën shtyllën e kërkimit të UNYT: Demokracia dhe Shkëmbimi Social dhe Kulturor.
 
Abstrakti i këtij prezantimi është si më poshtë:
 
Ky studim ka për qëllim të analizojë  rrymat e refugjatëve nëpermjet këndvështrimit ligjor dhe ekonomik. Ky studim ofron një përmbledhje të shkurtër historike të krijimit të zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Në vazhdim, modeli ligjor dhe ekonomik është aplikuar. Janë analizuar disa nga variablat më me rëndësi që ndikojnë në procesin e vendim-marrjes së refugjatëve si edhe disa nga faktorët shtyrës më të rëndësishëm që ndikojnë në mosfunksionimin dhe  modifikimin e ligjit për refugjatët nga ana e ligjbërësve. Është diskutuar mbi Konventën e 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve dhe faktorët kryesorë në lidhje me ratifikimin dhe zbatimin e tij. Në vazhdim studiohen avantazhet dhe disavantazhet ekonomike të ligji ndërkombëtar të centralizuar mbi azilin që mund të rezultojnë në eleminimin e konkurrencës midis ligjeve që rregullojnë azilin .
Për ta përmbledhur, ligji ndërkombëtar i refugjatëve është analizuar në mënyrë kritike nëpërmjet një këndvështrimi shumëdimensional.

 

 

Partnere e sponsore