E drejta e shëndetit në BE dhe praktikat më të mira si shembuj për Shqipërinë

Më 7 maj 2021 PhD Denard Veshi, mbajti një leksion të hapur me temë: “E drejta për shëndet në Shqipëri dhe Bashkimin Europian”. Leksioni u mbajt në kuadër të Qendrës së Ekselencës së BE-së, pjesë e projektit për Zgjerimin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ky projekt zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e programeve Erasmus+ dhe Jean Monnet. Pjesë e diskutimit ishte baza ligjore e Shqipërisë dhe e BE-së që rregullon të drejtën për shëndet, duke e lidhur edhe me liritë e tjera themelore. Dr. Veshi diskutoi raste nga përditshmëria, situatën e krijuar në Shqipëri nga Covid 19 si dhe praktikat më të mira. Gjithashtu, leksioni preku edhe çështjet penale e ardhura si pasojë e vdekjeve prej Covid-19 të asistuara nga stafi mjekësor.

 

 

Partnere e sponsore