Sesion informues mbi ndërtimin e kapaciteteve në edukimin e lartë, levizjen e studentëve dhe stafit- JEAN MONNET PROGRAMME

Më 16.10.2020 një sesion informues u organizua në Shtëpinë e Europës, godinë e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Të  ftuar ishin përfaqësues nga Institutet e Arsimit të Lartë (privat dhe publik) në Shqipëri, të cilët kanë implementuar një seri programesh nga Erasmus +. Dr. Denard Veshi si perfaqësues i UNYT dhe aktualisht koordinator i projektit Jean Monnet Programme Erasmus + ‘’ Zgjerimi i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor (2019-vazhdon) me qëllim themelimin e qendrës së ekselencës, ishte gjithashtu i ftuar për të ndarë pikëpamjet e tij, qëllimet dhe rezultatet mbi projektin dhe aktivitetet e implementuara deri tani. Ai përmendi edhe partnerët e këtij projekti duke përfshirë EMA si partnerin kryesor në shpërndarjen e aktiviteteve, sesioneve informuese dhe diskutimeve publike. Z. Veshi përmendi objektivat e projektit duke përfshirë: përqendrimin e aktiviteteve të studimeve të BE nën një strukturë nëpërmjet krijimit të një qendre për zgjerimin e BE, dhe kthimin e kësaj qendre në një qendër informimi mbi studimet e BE me bashkëpunimin dhe angazhimin e Lëvizjes Europiane në Shqipërri dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Ky projekt ka për qëllim të zgjerojë impaktin e tij nëpërmjet krijimit të lidhjeje të rëndësishme midis institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave të shoqërisë civile. Kjo është ajo çfarë UNYT është duke bërë sëbashku me EMA në implementimin e aktiviteteve të ndryshme dhe mbledhjen e të interesuarve nga universiteti i Tiranës dhe më gjerë, studentë, kërkues të rinj, ekspertë të fushës dhe përfaqësues nga Organizata të Shoqërisë Civile. 
 
Ju mund ta shikoni aktivitetin e plotë në këtë link:
 https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/480547509569496/

 

 

Partnere e sponsore