Të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Shqipëri: një krahasim me legjislacionin Europian

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull trajton fenomenin e imigracionit të parregullt[1] në Shqipëri, më specifikisht të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve. Temë kjo e lidhur drejtpërdrejt me fushën e të Drejtave të Njeriut, duke u cilësuar si një vlerë themelore, e rregulluar më anë të disa Konventave ndërkombëtare dhe organizatave si Këshilli i Europës apo dhe nga vetë Bashkimi Europian. Të qenurit vend kandidat në pritje të hapjes së negociatave nënkupton pikë së pari për Shqipërinë që të përshtatë dhe të harmonizojë kuadrin e saj ligjor dhe institucional me kriteret dhe standardet e Bashkimit Europian. Kjo përfshin natyrisht dhe legjislacionin mbi migrimin, qoftë ai i rregullt apo i parregullt, në të gjithë dimensionet si: emigrimi dhe imigrimi, procedurat e azilit, kushtet e pritjes dhe qëndrimit, integrimi i të huajve në vend etj. Ky artikull është ndarë në tre paragrafë ku secili mundohet të analizojë më në detaje temën në fjalë. Kështu, paragrafi II ofron një hyrje të kuadrit ligjor ndërkombëtar; paragrafi III ofron një tablo të gjerë përshkruese të acquis të BE-së mbi politikat e azilit dhe direktivave përkatëse; dhe paragrafi IV vlerëson kuadrin ligjor shqiptar dhe përshtatshmërinë e tij me acquis e BE dhe KEDNJ.



[1]Në këtë artikull do të zgjidhet të përdoret vetëm termi “migrant i parregullt” duke shmangur në çdo mënyrë termin migrant i paligjshëm, pasi askush nuk mund të jetë i paligjshëm.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore