Të Drejtat e Njeriut

Artikuj që kanë të bëjnë me analizën e legjislacionit apo të praktikave shtetërore të cilat prekin të drejtat e njeriut. Për shkak të rëndësisë së të drejtave të njeriut është vendosur që kjo temë të trajtohet si një Shtyllë e veçantë e RJSH (jo tek Shtylla 1). Vlerë e shtuar e artikujve është vlerësimi nëse praktikat shqiptare janë në përputhje me Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ku Shqipëria është pjesë, veçanërisht me KEDNJ.

Aspekte të krijimit dhe të veprimtarisë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe roli i Republikës së Shqipërisë - Kejsi Ziu

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Themelimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në vitin 2015, është pasqyruar si përpjekja më e fundit në vazhdën e gjykimeve, por duke përfshirë një grup specifik të krimeve të pretenduara të luftës akuzuar se janë kryer nga disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të dhunshëm në vend.

Artikulli i plotë: 

Të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Shqipëri: një krahasim me legjislacionin Europian

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Ky artikull trajton fenomenin e imigracionit të parregullt[1] në Shqipëri, më specifikisht të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve.

Artikulli i plotë: 

Parimi i Mos-diskriminimit për arsye gjinore në vendin e punës – Vlerësimi i Legjislacionit Shqiptar nëpërmjet Standardeve të BE-së

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Kjo është një analizë që synon të shqyrtojë shkallën në të cilën legjislacioni shqiptar është në përputhje me acquis e BE-së, në lidhje me të drejtat e grave në punë, me fokus të veçantë mos-diskriminimin për arsye gjinore.

Artikulli i plotë: 

“Efekti frenues”, drejt një standardi shtesë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Në një shoqëri demokratike, askush nuk duhet të pengohet në ushtrimin e të drejtave të tij, përkundrazi duhet të inkurajohet, veçanërisht kur këto të drejta nuk janë thjesht individuale, por të lidhura me interesat e shoqërisë në tërësi.

Artikulli i plotë: 

E drejta e Aksesit në Arsimin e Lartë në Shqipëri

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

E drejta e aksesit në arsimin e lartë është një temë e nxehtë e diskutuar në të gjithë botën, e cila përfshin një sërë çështjesh të sferës ligjore, politike dhe të të drejtave të njeriut.Ky shkrim do të trajtojë të drejtën e aksesit në arsimin e lartë në Shqipëri, me anë të analizës së reformës në arsim dhe impaktit që ajo ka pasur në aksesin në arsimin e lartë, sipas këndvështrimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Artikulli i plotë: 
Subscribe to RSS - Të Drejtat e Njeriut

 

 

Partnere e sponsore