Kriza e Parlamentarizmit dhe disa reflektime mbi Kushtetuetshmërinë e Ligjit Zgjedhor Shqiptar

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Shteti i së drejtës lidhet ngushtë me efektivitetin që ka e ashtuquajtura ndarje e pushteteve. Në funksion të ndarjes së pushteteve është parë e nevojshme, ashtu siç sugjerojnë shumë zëra, një reformë e gjerë institucionale, e cila duhet të fillojë që nga ndryshimi i Kushtetutës. Një reformë e tillë duhet të piqet në Parlament, në organin të cilin Kushtetuta e Shqipërisë e ka vendosur dhe predispozuar si vatrën e ligjifikimit dhe rrjedhimisht të organizimit institucional të Shtetit. A është Parlamenti shqiptar, me këtë cilësi përfaqësimi, i aftë të kryejë këto reforma? Ky artikull niset nga disa përsiatje doktrinale mbi përfaqësimin politik dhe problematikat e tij. Më konkretisht paragrafi i dytë i artikullit nis me një qasje historike mbi përfaqësimin dhe parlamentin, kalimin nga përfaqësimi me karakter privat në përfaqësimin me karakter politik, duke dalluar midis përfaqësimit formal dhe përfaqësimit thelbësor. Duke u nisur nga premisa të tilla, në paragrafin e tretë dhe të katërt kërkohen të shquhen në mënyrë të qartë e sistematike problematikat e përfaqësimit politik në përgjithësi dhe parlamentarizmit në veçanti. Në paragrafin e pestë të tij artikulli trajtohet eksperienca shqiptare e përfaqësimit politik me objektivin për të pikasur cenet e tij, në rast se ka të tilla, dhe veçanërisht për të analizuar kushtetuetshmërinë e ligjit tonë zgjedhor duke sjellë edhe rastin analog Italian në paragrafin e gjashtë. Artikulli mbyllet me paragrafin e shtatë i cili përmban përfundime dhe disa rekomandime konkrete në lidhje me sistemin elektoral shqiptar.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore