Sesion Diskutimi në Durrës rreth Revistës Juridike Shqiptare
Më 30 mars 2018 u zhvillua aktiviteti prezantues dhe diskutues mbi Revistën Juridike Shqiptare në ambientet e Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të stafit akademik ashtu edhe studentë dhe ekspertë juristë nga institucionet gjyqësore të qytetit të Durrësit. Nirvana Deliu nga EMA prezantoi shkurtimisht nismën dhe risitë që Revista Juridike Shqiptare sjellë, si një Revistë në të dyja gjuhët shqip dhe anglisht e ofruar vetëm në versionin online.