Authors

Renis Meta

Renis Meta is a lecturer at the Faculty of Social Sciences at the University of Tirana and a professional working in the fields of social policy, human rights, and governance. He holds a Bachelor’s degree in Social Work and a Master of Science in Social Services Administration from the University of Tirana, graduating with outstanding academic results and receiving the Gold Medal Award for academic excellence. He has worked in public institutions and international organisations, including the Ministry of Justice and the International Organization for Migration (IOM), as well as in civil society organisations as a policy analyst and monitoring and evaluation expert. Meta is the author of several analyses and studies on issues related to youth, migration, gender equality, and Albania’s European integration process. He is also a member of the OSCE Pool of Young Experts and has been involved in several international initiatives on youth and democracy.

Ina Shënplaku

Ina Shënplaku është juriste dhe këshilltare për çështjet e privatësisë në Vodafone Albania, me një përvojë të gjerë në fushën e të drejtës, të drejtave të njeriut dhe administratës publike. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe aktualisht është kandidate për doktoraturë. Ina ka menaxhuar projekte të rëndësishme në nivel kombëtar dhe europian në fushat e demokracisë, qeverisjes dhe inovacionit. Ajo është gjithashtu lektore e jashtme për lëndën “Të Drejtat e Njeriut” në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Tiranës dhe autore e botimeve shkencore në fushën e mbrojtjes së të dhënave, demokracisë dixhitale dhe përfshirjes sociale.

Ndriçim Halilaj

Ndriçim Halilaj është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër

Av. Dr. Irena Dule

Irene Dule është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe mban gradën Doktor i Shkencave (PhD) me fokus në të drejtat e pronësisë. Ajo ushtron profesionin e avokates prej më shumë se 20 vitesh dhe aktualisht angazhohet njëkohësisht si studiuese në fushën e të drejtave të njeriut. Më herët, znj. Dule ka shërbyer për 5 vite në administratën publike (1999–2004), duke mbajtur disa pozicione, përfshirë: asistente ligjore në Kuvend, drejtuese e drejtorisë së shërbimeve humane në Bashkinë e Tiranës, si dhe përgjegjëse e sektorit juridik në Ministrinë e Kulturës. Ajo është autore e disa publikimeve akademike dhe ka kontribuar me prezantime në konferenca dhe revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit.

 

 

Partners & sponsors