Autorët

Hysmir Idrizi

Hysmir Idrizi, LL.M. ka një përvojë të mirë-formuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Tregtare. Ai është diplomuar në Master në Drejtësi nga Universiteti i Nju Jorkut Tiranë, si dhe në Qeverisjen Bashkëpunuese në një Epokë Dixhitale nga Akademia e Institutit Suedez për Profesionistët e Rinj. Aktualisht, ai punon si Koordinator i Zyrës për Projektin CleanScore në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ku ai mbikëqyr zbatimin e projektit dhe planet strategjike. Hysmiri ka ndjekur dhe certifikime të tjera shtesë, si Qeverisja Bashkëpunuese dhe Pajtueshmëria me Rregulloren e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave.

Kontributet e tij për ALJ: Balancimi ndërmjet të drejtës për informim dhe të drejtës për privatësi në vendimet gjyqësore: Çështja e Shqipërisë - Hysmir Idrizi dhe Gentiana Kapllani

Ina Veleshnja

Ina Veleshnja është një profesioniste shqiptare me përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe kërkimit ligjor. Aktualisht punon si Lektore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ndërkohë ka punuar më herët si Kërkuese Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ina është diplomuar në MSc dhe Bachelor në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Me njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe njohuri bazike në gjermanisht, ajo zotëron një grup aftësish të larmishme në platformat dixhitale dhe organizim. Ina ka marrë pjesë aktivisht në konferenca, seminare dhe ka kontribuar në botime mbi edukimin ligjor dhe çështjet legjislative.

Kontributet e saj për ALJ: Implikimet administrative dhe penale në shkeljet e ligjit të konkurrencës: ShqyrtimiDiskutimi i ligjit të BE-së dhe legjislacionit shqiptar, Ph.D. Cand. Monika CANCO dhe Ph.D. Cand. Ina VELESHNJA

Ardita Buna
Arta Alla

Arta Alla zotëron një Diplomë Master në Zhvillimin Njerëzor dhe Sigurinë Ushqimore nga Universiteti Roma Tre. Ajo gjithashtu ka një Diplomë Master në Vlerësimin e Mjedisit dhe një Certifikatë Post-Graduate në Shkencën e Tokës/Dheut nga Universiteti i North Carolina State, Raleigh, NC. Ajo ka punuar si Eksperte Mjedisore për shumë vite në Mott MacDonald në Shqipëri, në Institutin për Zhvillimin e Habitatit / Universiteti Polis apo dhe për USAID dhe UNFPA. Eksperienca e saj shihet në projekte të ndryshme lidhur me menaxhimin e ujërave vende si për Kosovën dhe Shqipërinë, eksperte mjedisore gjatë zhvillimit të TAP apo, ka eksperiencë dhe në projekte lidhur me furnizimin me ujë dhe baseneve lumore.   Arta ka bërë shumë publikime për çështjet e mjedisit dhe është pjesë e organizatave të ndryshme me të njëjtin fokus. Ajo ka përvojë në hartimin e vlerësimit strategjik mjedisor, vlerësimin e ndikimit në mjedis, vlerësimin e vendndodhjes së tokës dhe ujërave nëntokësore të kontaminuara, në hartimin e planeve dhe strategjive të resurseve natyrore me vlerësimin dhe lejimin e ndotjes industriale, mbi programet e monitorimit të ujit, si dhe ka njohuri mbi standardet ndërkombëtare mjedisore dhe direktivave të BE-së.

 

 

Partners & sponsors