Autorët

Arta Alla

Arta Alla zotëron një Diplomë Master në Zhvillimin Njerëzor dhe Sigurinë Ushqimore nga Universiteti Roma Tre. Ajo gjithashtu ka një Diplomë Master në Vlerësimin e Mjedisit dhe një Certifikatë Post-Graduate në Shkencën e Tokës/Dheut nga Universiteti i North Carolina State, Raleigh, NC. Ajo ka punuar si Eksperte Mjedisore për shumë vite në Mott MacDonald në Shqipëri, në Institutin për Zhvillimin e Habitatit / Universiteti Polis apo dhe për USAID dhe UNFPA. Eksperienca e saj shihet në projekte të ndryshme lidhur me menaxhimin e ujërave vende si për Kosovën dhe Shqipërinë, eksperte mjedisore gjatë zhvillimit të TAP apo, ka eksperiencë dhe në projekte lidhur me furnizimin me ujë dhe baseneve lumore.   Arta ka bërë shumë publikime për çështjet e mjedisit dhe është pjesë e organizatave të ndryshme me të njëjtin fokus. Ajo ka përvojë në hartimin e vlerësimit strategjik mjedisor, vlerësimin e ndikimit në mjedis, vlerësimin e vendndodhjes së tokës dhe ujërave nëntokësore të kontaminuara, në hartimin e planeve dhe strategjive të resurseve natyrore me vlerësimin dhe lejimin e ndotjes industriale, mbi programet e monitorimit të ujit, si dhe ka njohuri mbi standardet ndërkombëtare mjedisore dhe direktivave të BE-së.

Jola Frasheri

Jola është studente e vitit të parë Master në Shkencat Penale në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Ajo gjithashtu zotëron edhe një diplomë Bachelor në Drejtësi, përfunduar në 2018 dhe Financë, përfunduar në 2015 nga i njëjti universitet. Që në vitin e saj të parë të shkollës ajo ka qenë pjesë e “Rrjetit të Studentëve Ekselentë”. Aktualisht Jola po bën një praktikë pune në organizatën European Movement Albania dhe kjo eksperiencë e ka ndihmuar të thellojë njohjen për funksionimin e Bashkimit Evropian dhe integrimit të Shqipërisë në të. Gjatë studimeve ajo ka qenë pjesë, përafërsisht një vit, e organizatës joqeveritare “Qendra Për nisma Ligjore dhe Qytetare” e cila ofron ndihmë ligjore falas grave të dhunuara dhe të trafikuara. Përgjatë nëntë javëve, Jola ka qenë pjesë e “Shkollës për të Drejtat e Njeriut Tiranë” organizuar nga Civil Rights Defenders. Në këtë shkollë ajo ka arritur objektivat e saj personale duke qartësuar vlerat, ndryshuar qëndrimin, duke zhvilluar solidaritetin dhe aftësitë për advokim dhe veprim, si analizimi i situatave në të drejtat e njeriut dhe gjetja e strategjive për përgjigjet e duhura ndaj padrejtësive. Gjithashtu, ajo si pjesë e organizatave rinore në vend, ka iniciuar dhe organizuar disa seminare me fokus të rinjtë për të rritur pjesëmarrjen e tyre sociale dhe politike. Momentalisht ajo ka interes në fushën e të drejtave të njeriut veçanërisht për të miturit dhe gratë, edhe synon të specializohet në të ardhmen në fushën e krimit ekonomik. Jola flet shqip, anglisht, frëngjisht dhe ka njohuri fillestare të gjuhës gjermane.

Kontributi i saj në RJSH: 

Numri 7/2018 - 

Kejsi Ziu

Kejsi Ziu është aktualisht Drejtore e Drejtorisë Ligjore të Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri (AMA). Gjatë periudhës 2018-2022, ajo ka shërbyer si përfaqësuese diplomatike në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta. Ajo ka punuar për disa vite në organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokratizimit në Shqipëri. Ziu është diplomuar me një Master Ligjesh në të Drejtën Europiane në Universitetin Radboud, Holandë, si dhe ka përfunduar studimet në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Kontributet e saj në RJSH: 

Të drejta e njeriut/2023: Aspekte të krijimit dhe të veprimtarisë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe roli i Republikës së Shqipërisë

Bashkimi Europian dhe Integrimi/2018: "Vala" e ardhshme e Anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor: Rasti i Shqipërisë

Krisela Qirushi

Krisela Qirushi është një Juriste me Eksperiencë pranë Vodafonë Shqipëri. Për rreth 4 vite, ajo ka punuar në zyrën ligjore ku ka ofruar konsulencë dhe asistencë ligjore kompanive shqiptare dhe atyre të huaja lidhur më çështje të ndryshme të biznesit dhe tregtisë. Ajo ka dy diploma Bachelor në Shkenca Politike dhe Drejtësi, si dhe një Master në Ligj Ndërkombëtar dhe Europian nga Universiteti i Strasburgut. Krisela ka publikuar artikuj të ndryshëm me tematika në fokus sektorin e telekomunikacioni dhe korporatat. Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri dhe flet në mënyrë të rrjedhshme gjuhën angleze, greke dhe franceze. 

Kontributi i saj në RJSH: 

Numri 5/2018 - Të Drejtat e Njeriut : Parimi i Mos-diskriminimit për arsye gjinore në vendin e punë - Vlerësm i Legjislacionit Shqiptar me standardet e BE-së 

 

 

Partners & sponsors