Analizë e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me fokus Luftën kundër Krimit Kibernetik (2024) – Gentiana Bektashi
Vendimi i shumëpritur për hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian, në korrik të vitit 2022, bashkë më sinjalin se perspektiva europiane tashmë është e qartë, përforcoi detyrimin se për të arritur anëtarësimin, vendi duhet të plotësojë kriteret më të rëndësishme, ku konsolidmi i progresit në fushën e sundimit të ligjit, mbetet një nga fushat më të rëndësishme.