Webinar mbi Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE

Në datën 16 korrik 2020, në ZOOM u organizua një aktivitet online me më shumë se 15 pjesëmarrës si të rinj, studentë dhe përfaqësues të OSHC-ve dhe universiteteve lokale nga Shkodra, Tropoja, Lezha, Kukësi.

PhD Denard Veshi, si përfaqësues i UNYT, tregoi rëndësinë e rinisë në krijimin e njohurive të reja. Gjithashtu, PhD Veshi prezantoi aktivitetet e ndryshme të organizuara me studentë për të rritur aftësitë e tyre komunikuese. Për më tepër, PhD Veshi nxiti studentët që të dorëzojnë punimet e tyre në revista të rëndësishme shqiptare – si International Journal of Balkan Studies – të organizuara nga UNYT.

Diskutimi publik online kishte për qëllim ofrimin e informacionit të detajuar mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar rolin që shoqëria civile dhe institucionet e arsimit të lartë mund të luajnë në këtë proces.

Nirvana Deliu, Hulumtues i Politikave të Lëvizjes Europiane në Shqipëri dha një prezantim të shkurtër të marrëdhënies BE-Shqipëri duke theksuar piketat e këtij procesi dhe diskutoi më konkretisht mbi strukturën e negociatave që është krijuar në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit në BE. Elementi më i rëndësishëm ishte diskutimi mbi PPIE-në dhe mundësitë e tjera që kanë aktorët joshtetërorë si universitetet, OSHC-të, studiuesit, grupet kërkimore për t'u angazhuar në procesin e integrimit në BE. Programi IPA dhe programet e tjera mbështetëse financiare që BE ofron për këta aktorë ishin gjithashtu pjesë e diskutimit të saj.

Anita Lushi, Koordinatore e Projektit të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave prezantoi disa gjetje me interes në lidhje me perspektivat e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë dhe sesi faktorët socialë, politikë dhe ekonomikë priten të ndikohen nga ky proces.

 

 

Partnere e sponsore