Sistemi i tatimeve dhe ligji penal – mësimet e nxjerra nga BE dhe Shtetet Anëtare

Më 20 janar 2022 u zhvillua një workshop në kuadër të projektit për Zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019-në vazhdim), zbatuar nga Universiteti i Nju Jorkut Tiranë në bashkëpunim me EMA. Me mbështjen e programit Jean Monnet dhe Erasmus+, ky projekt ka për qëllim krijimin e një qendre ekselence. Pjesë e këtij sesioni ishin përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Ky aktivitet u moderua nga Fiona Kuqi, e cila bëri një përmbledhje të projektit dhe objektivave të tij për ekspertët dhe akademikët nga universitetet private dhe publike, si dhe ndau me studentët rezultatet kryesore të fushatës informative. Si eksperte në fushën e taksave, znj. Kuqi prezantoi shkurtimisht sistemin tatimor në Shqipëri duke u fokusuar në ligjin tatimor penal, më konkretisht evazionin fiskal. Gjithashtu, ajo paraqiti praktika nga shtete të ndryshme anëtare të BE-së në luftimin e një fenomeni të tillë dhe menaxhimin efektiv të taksave. Aktiviteti u mbyll me një diskutim të hapur mes pjesëmarrësve të cilët diskutuan mbi temën dhe problemeve të ndryshme duke ofruar zgjidhje nga përvoja e tyre praktike.

 

 

Partnere e sponsore