Leksion i hapur - E Drejta e Shëndetit në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian

Më 15 shkurt 2022, në ambientet e Universitetit Bedër, Tiranë,  PhD Denard Veshi, zhvilloi një leksion të hapur me temë: “E Drejta e Shëndetit në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian”. Gjatë leksionit u trajtua baza ligjore e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që rregullon çështjet lidhur me të drejtën e shëndetit. Në vazhdim u diskutuan disa kazuse të cilat kishin të bënin me të drejtën e jetës dhe shëndetit, si dhe situatave të krijuara së fundmi në Shqiperi nga Covid 19, ku edhe studentët shprehën mendimet e tyre.  Mbas leksionit, lektori Veshi organizoi një ekspozitë me punime fotografike të paraqitura nga studentët pjesëmarrës. Gjatë ekspozitës studentët shprehën me anë të artit impaktin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe sesi ata e konceptojnë zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ky leksion u zhvillua në kuadër të Qendrës së Ekselencës së BE-së, Erasmus+ Jean Monnet Zgjerimi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor 610495-EPP-1-2019-1-AL-EPPJMO-CoE, implementimi i cilit bëhet dhe nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA).

 

 

Partnere e sponsore