Gentjana është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe mban licencën e avokatit që prej vitit 2017. Me më shumë se 10 vjet përvojë në shoqërinë civile, ajo ka punuar si avokate, koordinatore projektesh, monitoruese e institucioneve penitenciare dhe trajnere në projekte të ndryshme të financuara nga organizata ndërkombëtare. Eksperienca e saj është fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht të të miturve, grave dhe vajzave, minoriteteve, si dhe personave me aftësi të kufizuara. Aktualisht, ajo është e angazhuar si specialiste për ngritjen e kapaciteteve në programin Akses në Drejtësi pranë Terre des Hommes, Shqipëri, i cili ka në fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Projekti në të cilin ajo është e angazhuar synon të trajnojë institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe ata në konflikt me ligjin. Po ashtu, ajo trajnon të rinjtë në fusha të ndryshme si edukimi ligjor, çështjet gjinore, advokimin/lobimin dhe rritjen e njohurive të tyre mbi instrumentet dhe mekanizmat që kanë në dispozicion për të mbrojtur të drejtat e tyre.