
Ky artikull trajton konceptin e mirëqeverisjes dhe të aspekteve kryesore të saj mes të cilave angazhimin qytetar dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Paragrafi II i këtij artikulli shpjegon konceptin e mirëqeverisjes, zhvillimin e këtij koncepti dhe elementet kryesore të tij. Në paragrafin III trajtohet në mënyrë të detajuar një nga elementet thelbësore të mirëqeverisjes, pjesmarrja e publikut në vendimmarrje dhe instrumentet që i jep legjislacioni, qytetarëve shqiptar për t’u angazhuar në procesin e vendimmarrjes. Paragrafi i IV trajton aspektin e mirëqeverisjes në kuadër të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe sjell një shembull konkret, i cili ilustron si ndikon mirëqeverisja tek këto të drejta. Artikulli mbyllet me paragrafin V i cili përmban përfundimet e nxjerra nga analiza e kryer dhe jep rekomandimet të për zbatimin e konceptit të mirëqeverisjes.
Facebook Comments