
Në ditët e sotme, të miturit mund ta gjejnë veten në kontakt me ligjin, si autorë, viktima apo dëshmitarë të veprave penale. Këta të mitur, të cilët përballen me sistemin e drejtesisë, është e rëndësishme që të gëzojnë garancitë procedurale të parashikuara nga ligji, sepse mënyra e trajtimit të tyre në procesin penal, dënimi dhe rehabilitimi, reflekton vlerat e një shteti. Qëllimi kryesor i sistemit të drejtësisë për të mitur duhet të jetë rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri, dhe vendimarrja e institucioneve shtetërore duhet të bazohet tek interesi më i lartë i fëmijës. Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur përfaqson për herë të parë një ndryshim në qasjen e trajtimit të fëmijëve në konflikt/kontakt me ligjin. Ky Kod sjell drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin si masa alternative për rehabilitimin e fëmijëve të përfshirë në sistemin e drejtësisë penale. Pavarsisht përafrimit të legjislacionit shqiptar me standartet ndërkombëtare, mbetet ende shumë për t’u bërë në zbatimin në praktikë dhe aplikimin e drejtësisë restauruese. Qëllimi i këtij punimi është së pari, - analizimi i konceptit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit, si dhe ndikimi i tyre në riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin. Së dyti, paraqitja e rëndësisë së pjesëmarrjes së të miturit në procesin e ndërmjetësimit, por dhe të institucioneve të tjera përgjegjëse, duke ndikuar kështu drejtëpërdrejtë në rehabilitimin e të miturve dhe uljen e recidivizmit. Së fundi, paraqitja e sfidave në zbatimin e procesit të drejtësisë restauruese, si dhe rekomandimet për zbatimin në mënyrë me efikase dhe konform legjislacionit kombëtar e atij ndërkombëtar.
Fjalët kyçe: Drejtësi restauruese; ndërmjetësim; i mitur; konflikt me ligjin; drejtësi për të mitur.
Facebook Comments