Autor Arnisa Serani : Mar, 05/19/2026 - 00:00

Abstrakti:
Mbrojtja e viktimave të krimit është një nga testet më konkrete të funksionimit të shtetit të së drejtës jo vetëm sepse mat se sa shpejt dhe sa drejt reagon sistemi penal ndaj një ngjarjeje të paligjshme, por sepse tregon se sa seriozisht trajtohet dinjiteti njerëzor, integriteti fizik e psikologjik, si dhe e drejta për t’u dëgjuar dhe për t’u trajtuar me respekt. Për shumë vite, vëmendja institucionale ka qenë e përqendruar kryesisht te autorët e veprave penale dhe procedimi penal si proces “kundër të pandehurit”. Sot, qasja moderne e drejtësisë penale e vendos viktimën në qendër jo si element dytësor i provave, por si subjekt të drejtash të garantuara, që kërkojnë mbrojtje, mbështetje dhe akses real në drejtësi.
Artikulli i plotë:







Facebook Comments