Autorët

Lorenc Gordani

Lorenc Gordani, Shef i Departamentit të Drejtësisë në Fakultetin e Biznesit dhe Drejtësisë në Tirana Business University College (TBU), është një ekspert me përvojë në politikat, kornizat ligjore, çështjet rregullatore dhe infrastrukturën energjetike në Shqipëri. Me studime të avancuara në drejtësi dhe politikat publike, duke përfshirë Laurea Magistrale (Università degli Studi di Torino) dhe PhD në të Drejtën Publike (Università degli Studi di Pavia), si dhe arsimim pasuniversitar në disa qendra europiane (p.sh., European College of Parma, Université de Nantes, Leuphana Universität Lüneburg), karriera e tij përfshin mbi 20 vite lektorim akademik, konsulencë strategjike dhe ndërtim kapacitetesh institucionale. Veprimtaria e tij përqendrohet në zbatimin e kornizave ligjore të BE-së në Shqipëri dhe hartimin e politikave publike, me kontribute të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm, një bibliografi të gjerë, analiza në media dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Bojana Hajdini

Prof. Asoc. Dr. Bojana Hajdini është një pedagoge dhe studiuese me eksperiencë të gjerë në fushën e drejtësisë. Ajo punon si pedagoge në Universitetin Epoka, e specializuar në të drejtën Penale, të drejtën Administrative dhe të drejtën Kushtetuese. Me një sfond të fortë akademik dhe profesional, ajo është anëtare e Dhomës së Avokatisë që prej vitit 2005, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe praktikën ligjore. Dr. Hajdini ka përfunduar Doktoraturën në të Drejtën Penale në Universitetin e Tiranës në vitin 2015, pas dy diplomave Master në të Drejtën Penale (2007) dhe Master në Drejtësi (2002) në të njëjtin institucion.
Fushat e saj të kërkimit përfshijnë drejtësinë penale, qeverisjen administrative dhe strukturat kushtetuese, duke reflektuar angazhimin e saj të thellë në avancimin e studimeve dhe praktikës ligjore.

Gentjana Zeneli

Gentjana është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe mban licencën e avokatit që prej vitit 2017. Me më shumë se 10 vjet përvojë në shoqërinë civile, ajo ka punuar si avokate, koordinatore projektesh, monitoruese e institucioneve penitenciare dhe trajnere në projekte të ndryshme të financuara nga organizata ndërkombëtare. Eksperienca e saj është fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht të të miturve, grave dhe vajzave, minoriteteve, si dhe personave me aftësi të kufizuara. Aktualisht, ajo është e angazhuar si specialiste për ngritjen e kapaciteteve në programin Akses në Drejtësi pranë Terre des Hommes, Shqipëri, i cili ka në fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Projekti në të cilin ajo është e angazhuar synon të trajnojë institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe ata në konflikt me ligjin. Po ashtu, ajo trajnon të rinjtë në fusha të ndryshme si edukimi ligjor, çështjet gjinore, advokimin/lobimin dhe rritjen e njohurive të tyre mbi instrumentet dhe mekanizmat që kanë në dispozicion për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Evanthi Suli

 

 

Partners & sponsors