Procesi i integrimit në BE - Platforma e Partneritetit për Integrimin Europian

 
Më 21 korrik 2020, u organizua një aktivitet online në kuadër të projektit “Zgjerimi i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor” që po zbatohet nga Universiteti New York Tirana, në partneritet me European Movement Albania. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte informimi dhe përfshirja në diskutim e universitete në rajone të tjera të Shqipërisë si qarku i Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.Gjatë këtij aktiviteti online në të cilin ishin rreth 25 pedagogë dhe studentë, por dhe përfaqësues nga aktorët lokalë (sektori publik dhe shoqëria civile) fokusi kryesor ishte në procesin e BE-së integrimit dhe më konkretisht në Platformën e Partneritetit të Integrimit Europian dhe se si të interesuarit mund të jenë pjesë dhe të angazhohen në një platformë të tillë.
PhD Denard Veshi, si përfaqësues i UNYT-së tregoi se si UNYT po shpërndan rezultatet e projekteve të ndryshme të BE-së edhe tek anëtarët e tjerë jashtë UNYT-së. Me fjalë të tjera, PhD Veshi prezantoi faqen e ndryshme të krijuar për projektet e BE-së dhe në veçanti demonstroi platformën që anëtarët e shoqërisë civile mund të përdorin për t'u përditësuar me zhvillimet e fundit të BE-së.
Z. Gledis Gjipali, EMA theksoi nevojën për hapësira të hapura për diskutim dhe debat mes aktorëve të shoqërisë civile, universiteteve, studentve dhe institucioneve publike, ky është qëllimi i Qendrës së Ekselencës që po krijohet në kuadër të projektit “Zgjerimi i Bashkimit Europian për  Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë në partneritet me partnerë vendas dhe kombëtarë, përfshirë EMA. Në këtë drejtim, platforma të tilla janë me rëndësi të madhe sidomos për ata aktorë që janë të nënpërfaqësuar dhe janë më pak të përfshirë deri më tani në procesin e integrimit dhe reformimit në BE në vend. Më pas ai ofroi një pasqyrë të detajuar të strukturës së negociatave të anëtarësimit në BE të krijuar në Shqipëri dhe mundësive për t'u përfshirë në këtë proces për organizatat e shoqërisë civile dhe universitetet.
Znj. Anita Lushi, Koordinatore e Projektit të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave prezantoi disa gjetje me interes në lidhje me perspektivat e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë dhe sesi faktorët social, politikë dhe ekonomikë perceptohen të ndikohen nga ky proces. Këto gjetje ishin me interes për pjesëmarrësit të cilët morën pjesë me pyetje dhe komente në lidhje me gjetjet e anketës dhe u përpoqën të vlerësojnë mundësitë që ata si aktorë përkatës në këtë proces kanë.

 

 

Partnere e sponsore