Impakti i së Drejtës Private Europiane në legjislacionin shqiptar

Më 18 janar 2021, u zhvillua një sesion online në platformën ZOOM në kuadër të projektit Zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor (2019- në vazhdim) i cili po implementohet nga Universiteti i New York në Tiranë në bashkëpunim me EMA, në kuadër të programit Jean Monnet, Erasmus + me qëllim krijimin e një qendre ekselence. Sesioni mblodhi përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Ky sesion u mbajt nga Dr. Denard Veshi, përfaqësues i UNYT i cili gjatë fjalës së tij bëri një prezantim të projektit dhe si rezultatet dhe objektivat e projektit po shpërndahen dhe po ndahen me të gjithë të interesuarit, si studentë, ashtu edhe ekspertë dhe përfaqësues të stafit akademik në universitet private dhe publike të vendit. Aktiviteti gjithashtu u prezantua dhe e drejta private e BE dhe se si ajo është haronizuar dhe si po zbatohet në Shqipëri. 

Sesioni i plotë gjendet këtu: https://youtu.be/T1P6kqy9-r0

Partnere e sponsore