Ecuria e Krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (K.L.P)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që, sipas nenit 149 të Kushtetutës së Ndryshuar, do të garantojë pavarësinë, llogaridhënien, disiplinën, statusin dhe karrierën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Neni 149/a i Kushtetutës së ndryshuar, cakton funksionet e rëndësishme që KLP-ja do të ushtrojë mbi Prokurorët shqiptarë:

  1. Emërimin, vlerësimin, ngritjen në detyrë dhe transferimin e prokurorëve të të gjitha niveleve;
  2. Vendosjen e masave disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve;
  3. Propozimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm;
  4. Miratimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave të etikës së prokurorëve;

KLP-ja është një organ kolegjial i cili përbëhet nga 11 anëtarë. Përkatësia profesionale dhe procedura e përzgjedhjes së  anëtarëve të KLP-së është e ndryshme.

Shumica  e thjeshtë e anëtarëve të KLP-së (6 anëtarë) zgjidhet nga radhët e Prokurorëve të të gjitha niveleve: (i) 3 prokurorë pranë gjykatave të shkallës së parë ; (ii) 2 prokurorë pranë gjykatave të Apelit, përfshirë Prokurorinë e Posaçmepër luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; (iii) 1 Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtarët nga radhët e Prokurorisë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga LigjiNr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (Ligji 115/2016). Pakica e anëtarëve të KLP-së (5 anëtarë) zgjidhen nga radhët e juristëve jashtë prokurorisë: (i) 2 anëtarë nga radhët e avokatëve; (ii) 2 anëtarë nga pedagogët e fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës; (iii) 1 anëtar nga shoqëria civile. Kriteret dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve jo prokurorë janë të përcaktuara në nenin 149 të Kushtetutës së ndryshuar dhe Ligjin 115/2016. Miratimin përfundimtar të anëtarëve të KLP-së nga radhët e juristëve jashtë Prokurorisë e kryen Parlamenti i Republikës së Shqipërisë

Për shkak të rëndësisë së këtij organi për funksionimin e reformës në drejtësi, Neni 179 i Kushtetutës së ndryshuar dhe Ligji115/2016 kanëpërcaktuar që KLP-ja duhet të krijohet jo më vonë se 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese[1]. Ndryshimet Kushtetuese kanë hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare Nr. 138 të vitit 2016, dhe përkatësisht në datën 11 Gusht 2016. Megjithëse që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve Kushtetuese ka kaluar një periudhë përafërsisht prej 1 viti e gjysmë, institucioni i KLP-së nuk është krijuar ende.

Tabela e mëposhtme jep përditësimet e në lidhje me ngritjen e KLP-së. Tabela do të përditësohet periodikisht, deri në krijimin përfundimtar të KLP.

Full article: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore