Autorët

Marsida Grami

Marsida Grami ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Shkencave Politike në Periugia, Itali. Në vitin 2021 ajo mbylli Doktoraturën në Institutin eStudimeve Europiane duke mbrojtur tezën “Garancitë legjislative dhe politikat mbrojtësendaj të miturve të dënuar në Shqipëri. Profile krahasuese me Shtete të BE-së”. Në vitin 2014 ajo u emërua si Shefe e Sektorit të Projekteve IPA në Ministrinë e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, më pas në vitin 2017 u emërua në po të njëjtin pozicion në Ministrinë e Drejtësisë, dhe së fundmi në vitin 2021 u emërua Shefe e Sektorit të Drejtorinë e Integrimit dhe Negociatave. Gjatë këtij viti Marsida ka mbuluar çështjet më të rëndësishme që lidhen me Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kriterin Politik. Ajo ka punuar dokumenta tejet të rëndësishme si prezantimet e shtetit Shqiptar për Komisionin Europian, përgatitja e Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës dhe për Funksionimin e Institucioneve Demokratike dhe përgatitja e Pozicionit Negociues të shtetit Shqiptar për kapitujt përkatës. Marsida ka qenë pjesë e grupeve negociuese që kanë përfaqësuar vendin përpara Komisionit Europian në takimet bilaterale Shqipëri-BE zhvilluar në nëntor 2022 dhe janar 2023

Kontributet e saj për ALJ: Nevoja për themelimin e një Institucioni Mjekësor të specializuar për të dënuarit me probleme shëndetësore në Shqipëri, Doc. Marsida Grami dhe MSc. Anxhela Kenaj

Monika Canco

Monika Canco është një profesioniste ligjore e profilizuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të Bashkimit Europian. E diplomuar si LL.M. nga Universiteti Radboud dhe MSc nga Universiteti i Tiranës, Monika ka njohuri mbi tematikat të cilat variojnë që nga efektiviteti i politikave të lehtësimit të BE-së deri te standardet etike për nëpunësit civilë. Si Lektore në Universitetin e Tiranës, ajo zhvillon seminare mbi lëndë të ndryshme të fushës juridike dhe kontribuon në hulumtime mbi të drejtën e BE-së, të drejtën e konkurrencës dhe të drejtat e njeriut. Rrugëtimi profesional i Monikës përfshin gjithashtu role si Konsulente Ligjore dhe Eksperte Ligjore , ku ajo ka përvetësuar njohuri të vyera për të drejtën e biznesit dhe sistemet e edukimit ligjor. E përkushtuar ndaj shërbimit për komunitetin, ajo ka ofruar këshilla ligjore falas për grupet vulnerabël nëpërmjet USAID Albania. Me njohuri të gjuhës shqipe, angleze dhe italiane, kontributet e Monikës shtrihen në botime që eksplorojnë nuancat e ligjit të konkurrencës dhe standardeve të privatësisë në Shqipëri dhe BE.

Kontributet e saj për ALJ: Implikimet administrative dhe penale në shkeljet e ligjit të konkurrencës: Shqyrtimi i ligjit të BE-së dhe legjislacionit shqiptar, Ph.D. Cand. Monika CANCO dhe Ph.D. Cand. Ina VELESHNJA

Jola Frasheri

Jola është studente e vitit të parë Master në Shkencat Penale në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Ajo gjithashtu zotëron edhe një diplomë Bachelor në Drejtësi, përfunduar në 2018 dhe Financë, përfunduar në 2015 nga i njëjti universitet. Që në vitin e saj të parë të shkollës ajo ka qenë pjesë e “Rrjetit të Studentëve Ekselentë”. Aktualisht Jola po bën një praktikë pune në organizatën European Movement Albania dhe kjo eksperiencë e ka ndihmuar të thellojë njohjen për funksionimin e Bashkimit Evropian dhe integrimit të Shqipërisë në të. Gjatë studimeve ajo ka qenë pjesë, përafërsisht një vit, e organizatës joqeveritare “Qendra Për nisma Ligjore dhe Qytetare” e cila ofron ndihmë ligjore falas grave të dhunuara dhe të trafikuara. Përgjatë nëntë javëve, Jola ka qenë pjesë e “Shkollës për të Drejtat e Njeriut Tiranë” organizuar nga Civil Rights Defenders. Në këtë shkollë ajo ka arritur objektivat e saj personale duke qartësuar vlerat, ndryshuar qëndrimin, duke zhvilluar solidaritetin dhe aftësitë për advokim dhe veprim, si analizimi i situatave në të drejtat e njeriut dhe gjetja e strategjive për përgjigjet e duhura ndaj padrejtësive. Gjithashtu, ajo si pjesë e organizatave rinore në vend, ka iniciuar dhe organizuar disa seminare me fokus të rinjtë për të rritur pjesëmarrjen e tyre sociale dhe politike. Momentalisht ajo ka interes në fushën e të drejtave të njeriut veçanërisht për të miturit dhe gratë, edhe synon të specializohet në të ardhmen në fushën e krimit ekonomik. Jola flet shqip, anglisht, frëngjisht dhe ka njohuri fillestare të gjuhës gjermane.

Kontributi i saj në RJSH: 

Numri 7/2018 - 

Ardita Buna

 

 

Partnere e sponsore