Vala" e Ardhshme e Anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE: Rasti i Shqipërisë

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Pjesa më e madhe e dy viteve të fundit kanë kontribuar dukshëm në rikthimin e "pyetjes Ballkanike" në krye të rendit të ditës të axhendës Europiane. Rruga drejt konsolidimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit për vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) – përfshirë këtu Shqipërinë – me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) është ngarkuar vazhdimisht me vështirësi të shumta. Në ndryshim nga një rajon, emri i të cilit gjithnjë ka qenë i lidhur me një të kaluar të dhunshme dhe autoritare, një pjesë e konsiderueshme e politikës së jashtme të Bashkimit Europian ka qenë të krijojë dhe të kultivojë imazhin rajonal dhe global të një grupi vlerash demokratike, pozitive dhe të konsoliduara. Aktualisht, për shkak të krizave që përfshijnë populizmin në rritje në disa Shtete Anëtare të BE-së, kërcënimet terroriste, ndikimin e vazhdueshëm të Rusisë dhe të modelit islamik-autoritar turk në rajon – të ndryshëm nga modeli demokratik i garantuar nga NATO-ja - imazhi i BE-së si një lojtar global duket se është vënë në provë. Në këtë situatë, është e nevojshme që Bashkimi Europian të dëshmojë se është në gjendje për të zgjidhur problemet kryesore me të cilat përballet po kontinenti ynë dhe të rikthejë pozitën e tij të mëparshme në arenën botërore.

Në anën tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta perceptojnë këtë si kohën më të përshtatshme për të kapërcyer të ashtuquajturën “lodhje të anëtarësimit” (enlargement fatigue), e cila në rastin e Shqipërisë do të nënkuptonte hapjen zyrtarisht të negociatave të pranimit me BE-në. Por, a garanton fakti që Bashkimi Europian kohët e fundit duket të ketë (pak a shumë) braktisur qasjen e mëparshme të të “bërjes biznes si zakonisht" në favor një strategjie më pragmatike dhe gjithëpërfshirëse zgjerimi, një përshpejtim të besueshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Për më tepër, cilat mjete të tjera strategjike duhet të përdorin BE-ja, në mënyrë që të promovojë më tej axhendën e integrimit të Shqipërisë?

Objektivi kryesor i këtij artikulli është të analizojë gjendjen e tanishme të Shqipërisë për sa i përket anëtarësimit të mundshëm në BE, duke shqyrtuar arritjet aktuale të vendit dhe sfidat e mbetura, si dhe kushtëzimin politik të Evropës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore