Rasti i Facebook-ut dhe zhvillimet e fundit të legjislacionit Europian mbi shkeljet e procedurave të bashkimit/përqendrimit të shoqërive

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Më 18 Maj 2017 Komisioni Europian shqyrtoi rastin e Facebook-ut (FB) në kuadër të shkeljes së rregullave procedurale të bashkimit të shoqërive të përcaktuara nga Rregullorja Europiane e Bashkimit të Shoqërive (ECMR) në lidhje me dhënien e informacioneve të pasakta ose mashtruese. Facebook-u mori një gjobë prej 110 milion Euro për shkak të shkeljes së rregullave procedurale të ECMR-së në dhënien e informacioneve të pasakta ose mashtruese gjatë blerjes së Whatssap-it. Ky shkrim trajton në mënyrë të detajuar këtë rast në kuadër të legjislacioni Europian të Bashkimit të Shoqërive. Së pari, jepet një pamje e përgjithshme e Rregullores Europiane të Bashkimit të Shoqërive. Së dyti, përshkruhen dispozitat kryesore të cilat përcaktojnë rregullat procedurale Europiane të bashkimit të shoqërive në lidhje me informacionet mashtruese dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë si pasojë e rastit të Facebook-ut. Shoqëritë tregtare, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun e brendshëm të BE-së, duhet të jenë të vetëdijshme se ato kanë detyrimin thelbësor të respektojnë rregullat Europiane të bashkimit të shoqërive në rastin kur kryejnë procedurat e bashkimit. Për më tepër këto rregulla kanë gjithashtu ndikim edhe për vendet Kandidate të tilla si Shqipëria dhe Maqedonia të cilat duhet të harmonizojnë legjislacionin e tyre të brendshëm, përfshirë legjislacionin dhe politikat shtetërore mbi konkurrencën, me legjislacionin e BE-së. Këto ndikime ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë do të trajtohen gjithashtu në kuadër të zhvillimeve të fundit në legjislacionin Europian të konkurrencës si pasojë e rastit të Facebook-ut. 

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore