Efekti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe nevoja për ndryshime ligjore

Abstrakti: 

Pronësia si një e drejtë themelore e njeriut ka hasur këto njëzet e pesë vite të sistemit të ekonomisë së tregut mjaft vështirësi në mirëadministrimin e saj. Kjo ka ardhur gjithashtu dhe si pasojë e mosnjohjes së thellë të ligjit nga shumica e shtetasve dhe nga mungesa e një kulture për t’u konsultuar me avokatë apo profesionistët e së drejtës në përgjithësi. Nga ana tjetër vetë ligji dhe praktika gjyqësore kanë njohur eksperienca jo të kënaqshme në lidhje me konfliktet pronësore në Shqipëri, duke krijuar një situatë jo të mirë-sistemuar. Në këtë punim do të trajtohet një problematikë ligjore e hasur prej vitesh tashmë, por ende e pandrequr nga ligjvënësit. Konkretisht do të trajtohet problematika e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe efektet që ajo krijon, si dhe përplasja mes parashikimeve ligjore nga njëra anë, dhe praktikës unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese nga ana tjetër. Edhe pse vendimet unifikuese në rendin tonë juridik kanë përparësi të padiskutueshme, duke besuar se ligjvënësi duhet të jetë i vëmendshëm ndaj tyre dhe t’i ndjekë ato, ky artikull do të parashtrojë përplasjen e praktikës unifikuese me ligjin dhe nevojën për amendimin e këtij të fundit duke prezantuar dhe propozimet përkatëse si më poshtë.

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore