E ardhmja e politikave monetare europiane

Shtylla përkatëse: 
Abstrakti: 

Europa e Bashkuar filloi një epokë të re me traktatin e Mastrihtit, pasi ky i fundit shënon triumfin e një sërë arritjesh si në lëmin ekonomik dhe atë politik. Krijimi i tregut monetar  dhe përgatitja për hedhjen në qarkullim të monedhës së përbashkët shënoi kulmin e integrimit ekonomik dhe përsosjen e tregut të vetëm. Integrimi ekonomik i BE-së përmes formave të promovuara nga Traktati i Romës dhe më pas ai i Mastrihtit synon rritjen ekonomike të shteteve anëtare dhe njëkohësisht forcimin e  Bashkimit Europian si konkurrent në tregjet globale.Për të plotësuar nocionin e tregut të vetëm evropian, Traktati i Mastrihtit parashikoi Kriteret e Konvergjencës për pranim në Bashkimin Monetar Europian. Ky i fundit thuhet se është maksimumi i integrimit europian dhe se është një eksperiment shumë i madh (Van Veen, 2002). Kjo është arsyeja pse është interesante të diskutohet në lidhje me historinë e tij, legjitimitetin, kostot, dhe të ardhmen. Pas krizës (Globale) financiare të 2008-ës dhe asaj të 2010-ës që preku Eurozonën, rregulloret për politikën monetare europiane janë shumëfishuar dhe madje kanë ndërhyrë edhe në rregullimin e aspekteve fiskale. Këto rregullore evidentojnë se integrimi për sa u përket këtyre politikave është thelluar dhe ky integrim është parë si një teori që mund të ndihmojë parandalimin e krizave në të ardhmen.


 

Artikulli i plotë: 

Facebook Comments

 

 

Partnere e sponsore